Tuesday, July 1, 2025

Primaret e PD, 7 kandidatë për Bashkinë e Shkodrës (Emrat)

Të dielën do të zhvillohen primaret e Partisë Demokratike për të zgjedhur kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në Bashkinë e Shkodrës do të votohen 7 emra nga anëtarësia e PD. 

Në listë ndodhen emra të spikatur si ish-deputetët Bardh Spahija dhe Irma Kopliku, ish-kryetari i degës së PD në Shkodër, Astrit Bushati apo dhe nënkryetarja aktuale e bashkisë, Irena Shestani. 

Gjithashtu, në primare do të votohen edhe figura të tjera të njohura të PD si Bashkim Rroji, Ben Maliqi dhe Alfred Koçobashi. 

Kandidatët në Shkodër

Astrit Bushati

Irena Shestani

Bardh Spahija

Irma Koplik

Bashkim Rroji

Ben Maliqi

Alfres Koçobashi

Sistemi i primareve është një risi për politikën shqiptare. Në statutin e miratuar nga delegatët e PD në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendosën primaret në mënyrë që kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë, të votohen nga anëtarësia. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë