Fundjava në Premier Ligë dhuroi shumë të papritura, ku skuadrat e kreut nuk kanë arritur të marrin rezultat pozitiv , duke e bërë edhe më të bukur garën për titullin kampion.
Mançester Siti ka humbur në mënyrë të pabesueshme në shtëpi ndaj Kristal Palas 0-2. Miqtë e nisën mjaft mirë sfidën dhe shënuan që në minutën e 6-ë me sulmuesin Uillfrid Zaha. ‘Qytetarët’ u përpoqën të reagonin, por e gjetën veten me 10 lojtarë pasi mbrojtësi Laport doli me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.
Surprizë ishte dhe në stadiumin ‘Anfield’ ku Liverpuli barazoi 2-2 me Brajton. Skuadra e Jurgen Klop ishte në avantazhin e dy golave me Henderson dhe Mane.
Më poshtë keni rezultatet e plota të ndeshjeve të kësaj jave në Premier Ligë:
Leistër 0-2 Arsenal
Bërnlej 3-1 Brentford
Liverpul 2-2 Brajton
Mançester Siti 0-2 Kristal Palas
Njukasëll 0- Çelsi
Uatford 0-1 Sauthampton