Friday, October 18, 2024

Prag Polonia/ Trajneri Silvinjo: Skuadra të luajë me shpirt e zemër në fushë

Pas barazimit 1-1 me Republikën Çeke në Pragë, Kombëtarja shqiptare do të luajë një tjetër sfidë të rëndësishme nesër ndaj Polonisë në stadiumin ‘Air Albania’, duke nisur nga ora 20:45, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të kërkojnë tre pikët nesër në Tiranë ndaj skuadrës së drejtuar nga tekniku Fernando Santos.

Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Ylber Ramadani dolën sot në një konferencë për media, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve shqiptarë dhe atyre polakë. Trajneri Silvinjo u shpreh se pret nga skuadra që ai drejton të ketë sjelljen e duhur në fushë, të japë shpirtin dhe zemrën dhe së bashku me mbështetjen e tifozëve shqiptarë të arrijnë të marrin tre pikët. Trajneri i Kombëtares shqiptare vlerësoi skuadrën polake dhe tha se Shqipëria del në fushë nesër me lojtarë teknikisht të fortë. Silvinjo vlerësoi sulmuesin shqiptar Ernest Muçi dhe sulmuesin e polakëve, Robert Levandovskin.

Ndeshja ndaj Polonisë nesër – Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka, por sigurisht mendoj që ndeshja e nesërme nuk do të ketë diçka ndryshe për ne sepse ne i përgatisim të gjitha ndeshjet njësoj. Që në daljen time të parë kam thënë që dua të shoh një skuadër që të japë zemrën dhe ekipin në fushë. Më pas nisi puna menjëherë, organizimi i ekipit, kemi ndjekur lojtarët kudo që kanë qenë, i kemi monitoruar dhe tani vazhdojmë punojmë për të ecur përpara me objektivat tonë. Edhe nesër me Poloninë, mendoj se është e njëjta situatë. Pres që skuadra të ketë sjelljen e duhur në fushë, duke vendosur zemrën dhe shpirtin. Do të kemi një stadium plot më 20 mijë tifozë. Me mbështetjen e popullit shqiptar mund të bëjmë diçka të madhe.

Ne do të hyjmë në fushë për të bërë një ndeshje shumë të mirë. Lojtarët përgatiten  gjithmonë për fitore, por përballë kemi një kundërshtar që ka gjithashtu objektivat e veta. E rëndësishme është që mos të humbim. Në krahasim me Çekinë, Polonia është ndryshe. Duhet të përgatitemi mirë, por edhe për ne ka limite. Ne duhet të hyjmë në fushë me zemër e shpirt por edhe përgatitesh për ndeshjen. Ata kanë një skuadër të fortë teknikisht me lojtarë të nivelit të lartë, kanë trajner me eksperiencë. Por unë jam i kënaqur me skuadrën në gjysmë të rrugës. Kemi 4 ndeshje. Por edhe Shqipëria del në fushë me lojtarë teknikisht të fortë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse dhe e bukur për t’u parë, në 90 minuta mund të ndodhë gjtihçka. Por edhe ne do të hyjmë për të bërë mirë.

E kam thënë që para se të nisnim ndeshjet që është grup i vështirë, për shkak të shumë situatave. Ne jemi këtu, 50% e kemi bërë por është ende për të bërë, është e vështirë, presim fundin. Nuk është e lehtë, çdo ndeshje është e vështirë, askush nuk të fal asgjë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë