Sunday, June 29, 2025

Pike i jep shpresë Barcelonës, vjen fitorja e parë në Champions League

Përfundojnë dy ndeshjet e para të raundit të tretë në Champions League. Barcelona më në fund ka marrë fitoren e parë, teksa ka mundur në “Camp Nou” Dinamon e Kievit me rezultatin minimal 1-0.

Katalanasit kaluan në avantazh kundër ukrainasve në minutën e 36 me Xherard Pike. Ky ishte goli i 16 për spanjollin në Champions League, një më shumë se Serxho Ramos.

Ky ishte goli i parë për Barcelonën në këtë sezon të Championsit dhe erdhi pas 200 minutash, pa asnjë gjuajtje në portë nga ana e skuadrës së Kuman.

Në moshën 34-vjeç e 260 ditë, Pike është bërë lojtari më i vjetër që shënon për Barçën në Champions League.

Ndërkohë, Salzburg nuk fali ndaj Volfsburg. Austriakët mundën në shtëpi gjermanët me shifrat 3-1. Vendasit shënuan me Adejemi dhe dopietën e Okafor, ndërsa të vetmin gol për gjermanët e realizoi Nmecha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë