Friday, November 22, 2024

Petkoviç: Prishtina s’mund të më ndalojë që të ndihmoj serbët në Kosovë

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, deklaroi se nuk do të heqë dorë nga vizitat e tij në Kosovë.

Sipas tij, Prishtina nuk mund ta ndalojë atë që të ndihmojë serbët në Kosovë, shkruan Tanjug.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron dialog, por tensione dhe të provokojë konflikte dhe destabilizim në Kosovë.

“E njoftova vizitën pak kohë më parë dhe në përputhje me të gjitha procedurat. Meqenëse mua si kryenegociator i Beogradit më ndalohet hyrja në Kosovë, është e qartë se Prishtina nuk dëshiron një normalizim të marrëdhënieve. Është e qartë se Prishtina nuk dëshiron të vazhdojë dialogun me Beogradin”, theksoi Petkoviç.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka miratuar kërkesën e Petar Petkoviç, për të hyrë në Kosovë në datën 27 shtator.

Në një komunikatë për mediat thuhet se mosdhënia e lejes për vizitë, bazohet në mosrespektimin e përsëritur nga ana e Petkoviç të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, lidhur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë