Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar masat e reja të Covid-19. Zv.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli ka thënë sot se është hequr grumbullimi i 50 persona ndërsa mbetet në fuqi masa e karantinës 5 ditore.
Por do të mbetet në fuqi mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe dorëzimi në pikat kufitare të vendit, i një nga dokumenteve që vërtetojnë kalimin e infeksionit në 6 muajt e fundit, apo testet që tregojnë se në tre ditët e fundit nuk ke qenë i infektuar me Covid-19.
“Situatë e qëndrueshme por kujdesi duhet të vijojë. Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve
Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj.
Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen.
Qytetarët e konfirmuar me Covid të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit.
Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëvë për personat e shtruar.
Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj.
Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur. Doza booster ofrohet për të gjitha kategoritë, 5 muaj pas dozës së dytë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga COVID-19.”, deklaroi Rakacolli.