Një depo nafte është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës pas një shpërthimi në qytetin rus të Bryansk, afër kufirit me Ukrainën.
Sipas zyrtarëve rusë, nuk pati të lënduar dhe nuk ndonjë plan për të bërë evakuimin e zonës, shkruan BBC.
Banorët e zonës kanë deklaruar se kanë dëgjuar edhe një shpërthim tjetër, teksa ende nuk ka informacione të hollësishme.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarreve dhe nuk ka asnjë indikacion të menjëhershëm se ato kishin lidhje me luftën në Ukrainë, megjithëse Rusia e ka akuzuar më parë Ukrainën për një sulm ajror në të njëjtin rajon.
A large fire broke out at an oil facility in #Bryansk, #Russia. pic.twitter.com/r9PKhwvMYB
— NEXTA (@nexta_tv) April 25, 2022