Friday, November 22, 2024

PD divorcohet në ditën e lindjes

Sot është data 11 Dhjetor. Ditë e shënuar për Partinë Demokratike. 31 vite nga Lëvizja Studentore që kulmoi me themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo datë partinë më të madhe në opozitë e gjen më ndarë se kurrë dhe që sot mund të vulosë përçarjen më të madhe në këto vite.

9 shtatori shënoi kthesën e madhe. Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi i PD-së pasi SHBA e shpalli “non grata” dhe “lufta” filloi. “Foltoret” i lanë vendin njëra tjetrës nga qyteti në qytet dhe sot lideri historik i PD-së në orën 10:00 ka thirrur Kuvendin me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës.

Selia blu nuk e njeh këtë Kuvend dhe firmat që ish-kryeministri thotë se janë mbi 4200 duke e cilësuar thjeshtë një miting. Për të kujtuar këtë ditë, që Sali Berisha shprehet se do të rithemelojë Partinë Demokratike në Kuvendin që nis nga ora 10:00 në “Air Albania”, Lulzim Basha nga krahu tjetër në orën 12:00 ka ftuar demokratët për të festuar 31 vjetorin e krijimit të forcës së parë opozitare. Kjo do të jetë ditëlindja e parë pa Sali Berishën, njërin nga njerëzit që e themeloi PD-në.

Pas ultimatumit të SHBA-së, mes të shkuarës dhe të ardhmes Lulzim Basha vendosi që të shikonte përpara, por çfarë do të ndodhë nesër? Dy gjëra duket se janë të sigurta, “lufta” për vulën e partisë që nga “Foltoret” mund të përfundojë në dyert e gjykatave dhe së dyti vuloset fati i Sali Berishës, që një javë më pas në Kuvendin e thirrur nga PD, Lulzim Basha sipas të gjitha gjasave do ta përjashtojë 31 vite pas themelimit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë