Sunday, December 22, 2024

Pas refuzimit për darkën romantike, Sarah dhe DJ PM puthen në buzë

Marrëdhënia mes dy banorëve të “Big Brother VIP”, Sarah Berisha dhe Dj PM, është me shumë ulje e ngritje. Në një moment duken shumë të afërt dhe më pas duket se afrimiteti i tyre merr një rrjedhë krejt ndryshe.

Duket pas refuzimit për një darkë romantike që Pajtimi i bëri mbrëmjen e djeshme Sarah, ka ardhur edhe puthja e shumëpritur.

Pavarësisht se blogerja e njohur ka deklaruar herë pas here se nuk donte të lidhej me PM dhe ai deklaroi se ajo nuk ishte femra e duhur për të, tashmë situata është ndryshe.

PM ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Sarah, por ishte kjo e fundit që e bëri hapin e parë dhe e puthi. Pas puthjes ajo e pyet se nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi thotë se “ishte e papritur”.

Saraj i thotë nga ana tjetër se iu duk moment i përshtatshëm. Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother Vip” do të krijohet çifti i parë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë