Interi dhe Juventusi janë ndarë sot në një barazim në një sfidë e cila si gjithmonë nuk mund të mbyllej pa polemika.
Interi dominoi sfidën edhe për faktin se gjeti shumë shpejt golin e avantazhit më Xhekon, ndërsa bardhezinjtë menduan më shumë për mbrojtjen.
Por me kalimin e minutave, skuadra e Alegrit u zgjua dhe më zëvendësimet në pjesën e dytë, sidomos kur në fushë hynë Dibala dhe Kieza, ishin bardhezinjrtë që morën kontrollin e plotë të duelit e rrezikuan vazhdimisht portën zikaltër.
Por goli do të vinte mes polemikave. Në minutën e 87 erdhi edhe episodi që do të vuloste fatin e duelit. Dumfries ndërhyn ndaj Aleks Sandros dhe gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. VAR thërret kryesorin pranë monitorit dhe pas vëzhgimit të pamjeve, ai bën shenjë nga pika e bardhë pavarësisht protestave zikaltër. Dibala nuk gabon duke vendosur barazinë në shifra që rezistuan deri në vërshëllimën përfundimtare.