Saturday, June 28, 2025

”Open Balkan”, Prishtina: Nismë pa vizion për rajonin tonë

Kosova nuk do të marrë pjesë as në takimin e gjashtë të “Open Balkan” që këtë herë do të mbahet në kryeqytetin serb, Beograd.

Zyra e komunikimit në Kryeministrinë e Kosovës ka njoftuar se Kosova nuk ka asnjë ftesë për këtë takim.

Prishtina zyrtare e ka shprehur dhe e përsërit qëndrimin se nisma ‘Open Balkan’ është një iniciativë pa vizion për rajonin dhe se nismat rajonale duhet të kenë prezencën e BE-së.

“Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo ‘Open Balkan’ është nismë pa vizion për rajonin. Nisma të tilla rajonale duhet që ta kenë BE-në brenda, sikurse në rastin e Procesit të Berlinit, kur përveç prezencës së BE-së, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barabarta. Për këtë angazhohet Kosova. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar në përgjigjen për News24, Kryeministria e Kosovës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë