Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sapo është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Ata kanë ndaluar përballë fotografëve në Pallatin e kryeministrisë, duke bërë foton zyrtare.
Konferenca e përbashkët për shtyp e Vuçiqit, Ramës dhe Dimitrovit është caktuar për në orën 11.30.
Në momentin e fundit është shtuar dhe kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç. Ai darkoi mbrëmjen e djeshme me presidentin serb Vuçiç, kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov.