Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka reaguar ndaj vendimit të Estonisë për të ndaluar lëshimin e vizave Shengen për shtetasit e Rusisë dhe ndalimin e hyrjes së tyre në vend.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së tha se me vendosjen e masave të tilla, Estonia po diskriminon qytetarët e Rusisë, shkruan Schengen Visa Info.
Duke komentuar vendimin e Estonisë, zëdhënësi tha se çdo vend ka të drejtë të zbatojë politikat e veta për vizat dhe në të njëjtën kohë, theksoi se OKB-ja kundërshton diskriminimin.
Autoritetet estoneze njoftuan javën e kaluar se duke filluar nga 18 gushti, vendi nuk do të lëshojë më viza për qytetarët e Rusisë.
Përveç kësaj, rusët që tashmë kanë një vizë Shengen të lëshuar nga Estonia nuk do të lejohen të hyjnë