Disfata e Romës me rezultatin 6-1 në Norvegji ndaj skuadrës modeste të Bodo/ Glimt u pasua me një lumë kritikash ndaj skuadrës së Zhoze Murinjos, kritika që vet portugezi i nisi ndaj të tijve.
Pse debatit të kapitenit Lorenco Pelegrini dhe sulmuesit Tami Abraham me tifozët verdhekuq, ‘’Corriere Dello Sport’’ zbulon fjalët e ashpra të Murinjos në dhomat e zhveshjes ndaj lojtarëve.
“Mes jush ka njerëz që nuk do të luanin as këtu në Norvegji, madje as në Serinë B’’, janë fjalët që Murinjo i është drejtuar lojtarëve të Romës të cilët e humbën toruan që në pjesën e parë duke pësuar dy golave.