Monday, June 30, 2025

Nojer: Kalojmë Salcburgun dhe ngremë Champions-in

Manuel Nojer është gati. Kapiteni dhe njëkohësisht portieri i Bajernit të Mynihut është duke punuar fort për të qenë gati për ndeshjen e Champions-it ndaj Salcburgut, sot në mbrëmje në “Allianz Arena”. Për faqen zyrtare të klubit gjerman, veterani tregoi për momentin e vështirë pas operacionit në gju dhe për objektivin e radhës.

Manuel, do të jeni gati për nesër (sot)?

Nuk e di, po punoj dita-ditës për të qenë në fushë ndaj Salcburgut. Edhe pse Sven Ulraish po bën një punë shumë të mirë. Dua të jem në fushë për të ndihmuar skuadrën dhe por bëj gjithçka për rikthimin. Mjekët më kanë thënë se kam shpresa. Çdo minutë është e rëndësishme.

Si e keni përjetuar kohën jashtë fushës?

Ditët e para ishin normale pasi vjen nga një sezon i gjatë dhe mendon se një pushim është i nevojshëm. Por me kalimin e kohës të merr malli për të qenë në fushë. Për fatin e mirë operacioni shkoj mirë dhe kjo bëri që rikthimi im në fushë të jetë dhe më pranë. Më kishte munguar fusha e stërvitjes.

Ishte i drejtë barazimi ndaj Leverkusenit?

Deri diku po, por mendoj që fati nuk ishte në anën tonë. Skuadra më pëlqeu për vetë faktin se nuk u dorëzua kurrë. Por në futboll rezultati mund të vendoset nga shumë faktor.

Mendoni se skuadra e kishte mendjen te Salcburgu?

Nuk mendoj që ishte kjo arsyeja. Dhe pse është diçka normale pasi bëhet fjalë për një kompeticion ku duam të shkojmë larg. Salcburgu nuk është ajo skuadër që menduam në fillim. Por unë e pata thënë dhe pas hedhjes së shortit që nuk duhet të nënvlerësojmë askënd. Tani kualifikimi është në dorën tonë.

Mendoni se Bajerni është një nga favoritët për ta fituar Champions-in?

Është herët për të folur për trofeun. Sigurisht që kur e sheh veten në turin tjetër mendon të shkosh sa më larg. Në këtë sezon lufta për Champions-in është shumë e fortë kjo pasi ka shumë skuadra që luftojnë për një vend në podiumin e triumfuesve.

Po mendon Nojer për Botërorin?

Pse jo (qesh). Është një kompeticion i rëndësishëm. Por në fillim po mendoj se si të kap formën time më të mirë. Në fund të muajit do të nisin dhe përgatitjet e para dhe unë dua të jem aty. Kam folur me Hansi Flik këto ditë, ai më ka telefonuar vazhdimisht për të më pyetur mbi gjendjen time. Ai është shumë i përkushtuar në punën me kombëtaren jam i sigurt që do të dijë se si të ndërtojë një skuadër të denjë për Botërorin. Kur të vijë koha mendoj që do të jem 100% gati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë