Thursday, November 21, 2024

Ndeshja Shqipëri-Ukrainë/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

Këtë të martë, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet ndeshja Shqipëri-Ukrainë, ndeshje e vlefshme për Nations League.

Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit.

Për pasojë do të ketë edhe bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit; Rruga “Papa Gjon Pali II”; Rruga Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së; Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së; Rruga “Themistokli Gërmenji”; Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut; Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”; Rruga “Jul Variboba”, pranë postës; Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës; Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë