Këtë të shtunë, 7 qershor, ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për Grupin K, për eleminatorët e Kupës së Botës 2026.
Një ndeshje e shumëpritur nga tifozët kuqezi, teksa stadiumi pritet të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) u ka kujtuar tifozëve rregullat për hyrjen në stadium, si dhe sendet e ndaluara.
FSHF kujton se tifozët do të jenë të vëzhguar në çdo moment me kamera të sigurisë.