Thursday, November 21, 2024

NATO: S’ka rrezik që Rumania të futet në luftë me Rusinë

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, tha se “nuk ka rrezik” që anëtarja e aleancës, Rumania, të futet në luftë pas incidenteve të fundit, kur u gjetën fragmente të një droni në territorin e saj, pranë kufirit me Ukrainën e përfshirë në luftë me Rusinë.

“Gjëja më e rëndësishme është që të rikonfirmojmë faktin që nuk ka asnjë tregues të një veprimi të qëllimshëm [nga Rusia] për të sulmuar territorin rumun, rrjedhimisht territorin e NATO-s”, tha Geoana për gazetarët gjatë një vizite që i bëri një shkolle afër kryeqytetit rumun, Bukuresht, shkruan REL.

Komentet e zëvendësshefit të NATO-s vijnë disa ditë pasi autoritetet rumune dy herë konfirmuan se kanë gjetur fragmente të dronëve në territorin e tyre, pas sulmeve që forcat ruse kryen ndaj porteve të Ukrainës në lumin Danub, që gjenden përtej kufirit të Rumanisë.

Por, afërsi e sulmeve të Rusisë në pjesën tjetër të Danubit ka bërë që qytetarët rumunë që jetojnë aty pranë, të kenë frikë se shteti i tyre mund të përfshihet në luftë.

“Kur dëgjoni zhurmat e luftës disa qindra metra larg shtëpisë tuaj, vendit tuaj të punës, ato do të gjenerojnë emocion dhe ankth”, th Geoana, që më herët ka qenë ministër në Rumani dhe ambasador në SHBA. “Por, nuk ka asnjë rrezik që Rumania të përfshihet në këtë konflikt”.

Pas zbulimit të dytë të fragmenteve të dronëve të shtunën, presidenti rumun, Klaus Iohannis, tha se ato ishin “të ngjashme me ato që përdoren nga ushtria ruse” dhe se incidenti lë të kuptohet se ka pasur “shkelje absolutisht të papranueshme të hapësirës ajrore sovrane të Rumanisë, aleates së NATO-s, me rreziqe reale të sigurisë për qytetarët rumunë në atë zonë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë