Saturday, June 28, 2025

NATO fton zyrtarisht për anëtarësim Suedinë dhe Finlandën

NATO ka ftuar zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën këtë të mërkurë, për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Zgjerimi i aleancës me te dyja vendet skandinave, konsiderohet historik dhe zvogëlon drejtpërdrejt synimet e presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa lufta e tij Ukrainë vijon ende, shkruan CNN.

“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën euro-atlantike më të sigurt. Siguria e Finlandës dhe Suedisë ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për Aleancën, përfshirë gjatë procesit të pranimit,” thuhej në deklaratë.

Tanimë, vendimi do të shkojë në parlamentet dhe legjislaturat e 30 vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar.

Udhëheqësit e NATO-s thanë se prisnin që procesi të ecë shpejt, duke lejuar një pranim të paprecedentë, për të treguar unitet kundër presidentit Putin.

Zyrtarizimi i ftesave vjen pas zgjidhjes diplomatike të arritur ndërmjet Suedisë dhe Finlandës me Turqinë, pasi kjo e fundit refuzonte anëtarësimin e tyre, me arsyetimin se në vendet skandinave strehoheshin anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe nga lëvizja e Fethullah Gulen.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë