Friday, November 22, 2024

Murrizi: Berisha po kërkon ndjesë që vendosi Bashën në krye të PD

Ish-deputeti Myslim Murrizi është shprehur se nuk ka marrë dhe as do marrë pjesë në ‘Foltoren’ e ish- kryeministrit Sali Berisha, pasi është shpallur ‘armik’ nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Ora News, Murrizi s se me anë të ‘Foltores’ Berisha po u kërkon falje demokratëve se vuri Bashën në krye të Partisë Demokratike.

Myslim Murrizi: Jo s’do jem pjesë  sepse s’kam qenë asnjëherë. Jam i shpallur armik nga kryesai e PD, nuk mund të shkojë të fërkojë duart se po zihen Babë e bir dhe të bëjë tifozllëk. Ajo që shoh është se shumica demokratët ndihen të prerë në besë, të mashtruar dhe gënjyer nga një opozitë apatike dhe individë pa kontribut të ardhur në krye të PD, shkojnë dhe mbushin sallat e ‘Foltore’.  

Mirë i bën ky lloj debati PD. Nga qulli u dogjëm të gjithë edhe vetë lideri Berisha, me anë të heshtjes së tij në 8 vite. Berisha po kërkon ndjesë tek demokratët që vuri Bashën në krye. PD e ka nevojë për ekzistencë që të kthejë sërish të gjithë kontribuuesit. Tre politikanët më jetë gjatë në Shqipëri janë Meta, Rama e Basha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë