Wednesday, June 7, 2023

‘Mund të godasë Athinën’, Erdogan: Greqia e frikësuar nga raketa turke, Typhoon

Must Read

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se testi i fundit i një rakete balistike turke e ka frikësuar Athinën.

Erdogan u shpreh se Ankaraja nuk do të rrijë duarkryq nëse Greqia vazhdon të militarizojë ishujt e saj në detin Egje, shkruan Euronews Serbia.

“Tani kemi filluar të bëjmë raketat tona dhe ky prodhim i ka trembur grekët. Ju thoni tajfun dhe ata kanë frikë, thonë se mund të godasë Athinën. Po, sigurisht që mundet, nëse nuk ruani qetësinë, nëse përpiqeni t’i vendosni armët që keni marrë nga SHBA në ishuj dhe ata do ta bëjnë”, paralajmëroi Erdogan.

Në tetor, Turqia testoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi të prodhimit vendas “Typhoon” mbi Detin e Zi, e cila, siç raportohet, mund të godasë një objektiv në një distancë prej 560 kilometrash në 456 sekonda.

Ankaraja është e alarmuar nga ajo që e përshkruan si shtim në rritje i ushtrisë greke në ishujt pranë bregdetit të saj, por edhe nga mbështetja ushtarake që Greqia merr nga SHBA.

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img
Latest News

Cardi B Deletes Instagram After Social Media Backlash Over Her Historic Grammys Win

 The main thing that you have to remember on this journey is just be nice to everyone and always...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img