Friday, November 22, 2024

Milani mund Romën dhe i bashkohet Napolit në krye

Milani i përgjigjet menjëherë Napolit, madje duke fituar ndaj një skuadre të fortë si Roma në shtëpinë e këtyre të fundit.

Në “Olimpico” ishte një shou i Zlatan Ibrahimoviç, i cili mori prej dore kuqezinjtë drejt suksesit që i mban ata në krye të Serisë A bashkë me Napolin.

Sulmuesi suedez hapi takimin në minutën e 25, kur ekzekutoi në mënyrë potente një goditje dënimi, duke çarë barrierën dhe shënuar golin e 400 në të gjitha kampionatet që ka luajtur. Shifra të jashtëzakonshme për bomberin e Milanit, i cili edhe me nisjen e pjesës së dytë ishte më i miri në fushë.

Fillimisht shënoi golin e dytë që iu anulua për pozicion të parregullt ndërsa në minutën e 55 fitoi një penallti të akorduar me VAR.

Për ta ekzekutuar 11-metërshin mendoi Kesi ndërsa në minutën e 67, Teo Hernandez la me 10 vetë kuqezinjtë, që gjithsesi u mbrojtën mirë, por në fund pësojnë një gol nga El Sharaui që nuk ka vlerë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë