Milani ka triumfuar 1-0 në transfertë ndaj Atletikos së Madridit, duke mos hequr dorë nga një kualifikim i mundshëm për në fazën tjetër të Champions League.
Italianët kanë rihapur shpresat në grup ku me këtë fitore ngjiten në vendin e tretë me 4 pikë, po aq sa Atletiko. Kuqezinjtë kanë ende shpresë në ndeshjen e fundit të grupeve ndaj Liverpulit.
🇧🇷 JUNIOR MESSIAS, WHAT A TIME TO SCORE YOUR FIRST GOAL!pic.twitter.com/YvnemiwGec
— SempreMilan (@SempreMilanCom) November 24, 2021
Këta të fundit nga ana tjetër kanë marrë një fitore modeste ndaj Portos me rezultatin 2-0, me golat e Alkantara dhe Salah. Spanjolli realizoi një supergol nga distanca.
Në “Etihad” u luajt kryesfida e mbrëmjes që do të vendoste edhe kreun e grupit A mes Mançester Sitit dhe PSG-së. Duelin e fitoi dhe e dominoi skuadra e Guardiolës që bëri jashtëzakonisht mirë edhe pse parizienët shënuan të parët me Mbape.
Më pas Sterling dhe Gabriel Zhesus shënuan për t’i dhënë fitoren vendasve. Mançester Siti kualifikohet si e para ndërsa PSG e dyta, teksa në ndeshjen tjetër, Leipzig dominoi 4-0 Bryzhin në Belgjikë.
Në Grupin D, Reali i Madridit dominoi surprizën Sherif Tiraspol, të cilët mundën ekipin e Ançelotit në Bernabeu dhe sot ata i kthyen kusurin, duke fituar 3-0 me golat e Alabas, Kros dhe të përhershmit Benzema.
Kjo fitore në fakt kualifikon zyrtarisht edhe Interin më tej, teksa ndeshja e fundit mes madrilenëve dhe zikaltërve do të vendosë se kush kalon si i pari më tej.
Eklips total te Borussia Dortmundin, që eliminohet nga Liga e Kampionëve pas disfatës në ndeshjen direkte të vlefshme për vendin e dytë në Grupin C të Champions League nga Sporting, i cili fiton 3-0 dhe shkon ne 1/16-tat, duke dërguar gjermanët në Ligën e Evropës.
Haaland, pas mungeses ne Boteror, mer nje tjeter goditje per vitin 2022…