Wednesday, December 18, 2024

Meta: Nuk kam dijeni nëse janë ndërperë negociatat me palën greke për detin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se nuk është në dijeni nëse janë ndërprerë negociatat midis Shqipërisë dhe Greqisë, në lidhje me çështjen e kufirit detar.

Në një deklaratë për mediat nga Presidenca, Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk e ka informuar dhe nuk është konsultuar me të.

“Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive është miratuar apo rënë dakord për të ndërprerë, pezulluar apo për të dalë nga negociatat. Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar në negociata, kryeministri nuk është konsultuar apo nuk është pajisur me autorizim nga Presidenti i Republikës”, tha Meta.

Kreu i Shtetit ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, të bërë pak ditë më parë në Tiranë, lidhur me çështjen e detit.

Meta nënvizoi se në vitin 2018 ka dhënë autorizimin e tij për plotfuqi të grupit negociator shqiptar, për të negociuar me palën greke për arritjen e një marrëveshjeje.

Dendias vizitoi Tiranën pak ditë më parë dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, tha se çështja e detit nuk është dërguar në Hagë, pasi Meta nuk ka dhënë autorizim.

Rreth dy vite më parë, Shqipëria dhe Greqia vendosën t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufirit detar mes dy vendeve në bazë të ekspertizës dhe të të drejtës ndërkombëtare të detit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë