Sunday, June 29, 2025

Me kanabis në automjet gati për ta shitur, arrestohet 40-vjeçari në Lezhë

Një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet B.Z, ka rënë në prangat e policisë, pas informacioneve të marra në mënyrë operacionale, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit të tij, në lagjen “Gurra” të Lezhës. Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh u gjendën sasi kanabisi gati për shitje.

Njoftimi i policisë

Lezhë

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas që qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë Lezhë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin B. Z., në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit B. Z., 40 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë