Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, në një intervistë në ‘Opinion’ ju ka dhënë një përgjigje mediave të cilat e rendisin njëherë me Bashën dhe njëherë me Berishën.
Alizoti tha se në këtë garë nuk është me asnjërin, ai është në PD për historinë e tij familjare.
‘Unë në këtë garë nuk jam me asnjërin. Unë në PD nuk jam as për Berishën dhe as për Berishën, në PD jam për historinë familjare, për njerëzit e mi pa varre. Është koha që të dy të reflektojnë, se përplasja mes tyre po përçan PD-në’, tha Alizoti.