Thursday, November 21, 2024

Mbi 2 mijë të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

Shqipëria vijon të regjistrojë shifra rekord infektimesh me Covid. Sipas ministrisë së Shëndetësisë të enjten nga 7378 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid 2029 qytetarë. Shumica vijojnë të jenë në tiranë me 999 raste ,e ndjekur nga Durrësi me 119, Shkodra me 81, Gjirokastra me 79 dhe Elbasani me 78 raste.

Në të gjithë vendin janë 17,783 pacientë aktivë me Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 qytetarë nga Berati dhe Kavaja të moshave 70 dhe 74 vjeç.

Një rritje e lehtë është regjistruar edhe në shtrimet në spitalet. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit 751 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë