Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i LSI, Ylli Manjani komentoi deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky i fundit u shpreh në një intervistë për ”News 24” ditën e djeshme, Basha u shpreh se i fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, përballë Edi Ramës, sepse mbajti larg nga fushata kryeministrin e kohës, Sali Berisha.
Kjo deklaratë zgjoi shumë reagime në radhët e vetë demokratëve, e po ashtu dhe nga aktorët e tjerë politikë. Ish-ministri i LSI Ylli Manjani thotë se Basha në atë kohë donte të dilte dhe të pranonte humbjen, edhe pa mbaruar numërimi i votave.
“Përveç të tjerëve (Saliut, Ilirit dhe pse jo Hysniut) bashkinë e Tiranës në 2011 Luli e mori me VAR (Vendimet e Arben Ristanit). Ndërkohë që Luli donte të dilte të pranonte humbjen pa mbaruar gara… Në katandisjen mjerane ku ka rënë, është e kuptueshme nevoja për të gënjyer, por mosmirnjohja është e neveritshme! Nejse, kohë e humbur ky njeri”, shkruan Manjani në rrjetin social, Facebook.