Lëkundje të forta janë ndjerë në disa qytete të vendit mëngjesin e sotëm, të cilat kanë pasur epiqendrën në Tiranë e në Dibër. Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është ndjerë mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Siç bëhet me dije nga të dhënat e para, lëkundjet janë ndjerë pranë Tiranës, ndërsa epiqendra ka qenë 10 kilometra në thellësi.
Felt #earthquake (#tërmet) M4.4 strikes 58 km NE of #Tirana (#Albania) 4 min ago. Please report to: https://t.co/eZz1gNFPDV pic.twitter.com/7ahWUmXP1Z
— EMSC (@LastQuake) October 29, 2021
Po ashtu, sipas të dhënave paraprake nga Qendra Europiane e tërmeteve (EMSC), brenda 10 minutave në vendin tonë ka rënë edhe një tërmet në Gjoricë, por ka pasur magnitudë më të vogël, vetëm 3.3 të shkallës Rihter.

Deri më tani nuk ka raportime nëse lëkundjet kanë shkaktuar dëme materiale, por duket se kanë ngjallur frikë e panik.