Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, zhvilloi një takim me Jens Pletner, këshilltar për politikën e jashtme të kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lajçak përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se në takim u diskutua për hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit të dialogut.
“Një takim shumë i mirë me Jens Plettner, këshilltarin kryesor diplomatik të kancelarit Scholz në Berlin. Diskutuam vizitën tonë të fundit në Ballkanin Perëndimor, si dhe zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit. Jam mirënjohës për mbështetjen e fortë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Very good meeting with Jens Plötner, Chief diplomatic adviser of 🇩🇪 Chancellor Scholz, in Berlin. We spoke about our recent visit to the Western Balkans, as well as current developments and next steps in the normalisation process. Grateful for strong 🇩🇪 support to my work. pic.twitter.com/DReQ8oBIh7
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 29, 2022