Saturday, June 28, 2025

Lajçak: Edhe dy muaj kohë që Kosova dhe Serbia të gjejnë zgjidhje për targat

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se ka një afat prej dy muajsh, që të dyja vendet të gjejnë një zgjidhje për çështjen e targave të automjeteve.

Në një intervistë për “Euronews Serbia“, Lajçak, duke komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se nuk është optimist për gjetjen e një zgjidhjeje para 1 shtatorit, theksoi se nuk po mendohet për një zgjidhje brenda asaj date.

“Vendimi i qeverisë në Kosovë është që procesi të përfundojë deri në fund të tetorit. Pra kemi dy muaj për të gjetur një zgjidhje. Tashmë jemi në atë proces. Tashmë kemi pasur bisedime me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti për atë temë. Ne ishim në telashe për kartat e identitetit dhe dokumentet hyrëse-dalëse. Për targat kemi të paktën dy muaj kohë për t’i zgjidhur, besoj se do të gjejmë një zgjidhje”, tha Miroslav Lajçak, i cili po merr pjesë në forum strategjik në Bled.

Të shtunën, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.

Ndërsa, më 1 shtator pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë