Ndeshja midis Lacios dhe Interit ka qenë një spektakël i vërtetë ku janë shënuar plot 4 gola, por në fund triumfues kanë dalë bardhekaltrit.
Interi kaloi e para në avantazh me Perisiç në minutën e 13-të, i cili shndërroi në gol një 11 metërsh të fituar nga Barela pas një kontakti me Hysajn në zonë.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Lacion, që gjithashtu barazoi me 11-metërsh.
Bastoni preku topin me dorë në zonë dhe për arbitrin ishte penallti. 10 minuta nga fundi, Filipe Anderson dërgon Lacion në avantazh por shpërthen një sherr i madh në fushë, pasi zikaltrit pretenduan për mungesë të Fair Play pas një faulli në dëm të Di Markos.
Megjithatë, Milinkoviç Saviç i dha goditjen e fundit Inzagit duke shënuar golin e tretë dhe të nokautit