Sunday, November 24, 2024

Kur do zhvillohet protesta e opozitës? Përgjigjet Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se protesta kombëtare e opozitës do të zhvillohet së shpejti.

Blushi tha nga Korça se ende nuk është vendosur për një datë konkrete.

Ai theksoi se shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por nisja e pranverës për rrëzimin e qeverisë.

Blushi shtoi se Partia e Lirisë është në koordinim të plotë me Partinë Demokratike, në lidhje me aksionin opozitar.

“Një datë nuk mund ta kemi për momentin, por ju garantoj që do të jetë shumë e afërt. Shtatori nuk do të jetë fillimi i vjeshtës, por do të jetë nisja e pranverës e një revolucioni antikorrupsion që do ta shporrë këtë bandë sa më shpejt nga pushteti. Jemi në koordinim me Partinë Demokratike, për të filluar sa më parë aksionin politik jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë. Prandaj ju përsëris që shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por fillimi i pranverës demokratike për çlirimin e Shqipërisë”, nënvizoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë