Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka kryer vizitat mjekësore dhe i është bashkuar zyrtarisht ekipit të Interit.
Lajmi është është bërë i ditur nga gazetari i njohur sportiv për transferimet e futbollistëve, Fabrizio Romano përmes një postimi në rrjetet sociale.
Albanian midfielder Kristjan Asllani has completed medical today and joins Inter from Empoli, €14m total fee – done deal confirmed. 🔵🇦🇱 #Inter
Stefano Sensi leaves Inter as he’s now set to join new promoted Serie A side Monza. Full agreement in place, as per @DiMarzio.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 29, 2022
Marrëveshja me Empolin për transferimin e 20-vjeçarit është arritur për shifrën e 14 milionë eurove. Asllani e kishte shprehur edhe më parë dëshirën e tij për kalimin te ekipi zikaltër.
Në sezonin që përfundoi, Kristjan Asllani u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e Empolit në 23 ndeshje duke realizuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.
🔴 #Inter, l’arrivo di #Asllani all’Humanitas per le visite mediche
👉 @ivanfcardia pic.twitter.com/0O7dn2B0gI— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 29, 2022