Sunday, June 29, 2025

Kosovë, sulmohet me armë makina që po transportonte paratë e bankës (Video)

Mesditën e ditës së sotme një grabitje e armatosur ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, në fshatin Parallovë.

Sipas mediave vendase mësohet se është grabitur një automjet i cili po transportonte paratë e bankave.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se grabitësit kanë hapur zjarr mbi automjetin më pas kanë ndërhyrë duke marrë shumën që ndodhej brenda. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kan shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, tha Hashani.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoritetet, ndërkohë që kjo grabitje ka sjellë rradhë të gjata kilometrike në këtë aks rrugor.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë