Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 15 raste me koronavirus, pas testimit të 2.579 mostrave.
Në 24 orët e fundit nuk ka viktima.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 16 tetor, 56 persona janë shëruar derisa 745 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.
Prej tyre 2.973 persona kanë vdekur.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 666.265 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 831.143 persona kanë marrë dozën e parë.
Deri më 16 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 37 për qind e popullsisë së përgjithshme.