Saturday, September 13, 2025

Korrupsioni me inceneratorët/ Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg ish-ministrin Lefter Koka

Është zhvilluar ditën e sotme në Apelin e Posaçëm seanca për masën e sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ky i fundit është lënë në burg.

Më herët, Koka kishte kërkuar lirinë në Apel me argumentin se nuk kishte rrezikshmëri dhe do qëndronte bashkëpunues me drejtësinë.

Ish-zyrtari i lartë i PS-së, akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët.

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë