Sunday, September 14, 2025

Koronavirusi, publikohet bilanci i 24 orëve të fundit

2 viktima ka shënuar Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 78 vjeç, një qytetar nga Lushnja 81 vjeç”.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 296 qytetarë kanë rezultuar pozitivë pas testimeve.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2278 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 296 qytetarë, në këto bashki: 91 në Tiranë, nga 21 qytetarë në Fier, Vlorë, 18 në Durrës, 14 në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Lushnje, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Sarandë, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Shkodër, Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Divjakë, Kamzë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Kavajë, Himarë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Belsh, Skrapar, Kuçovë, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Rrogozhinë, Vorë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Patos, Delvinë, Konispol, Kolonjë, Peqin, Librazhd”.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 402 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri janë 5366 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë