Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e rënduar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije, se janë regjistruar 435 raste të reja me Covid-19, nga 2.193 testime të kryera.
Të infektuarit kanë rezultuar në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.
Ndërkohë, 10 persona nuk e kanë fituar betejën me COVID 19. Viktimat janë të moshave 43-77 vjeç.. Po në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 446 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 163 pacientë, teksa raste aktive mbeten 6.268.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë, në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.
Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 435
Të shëruar në 24 orë 446
Të shtruar në spitale 163
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 2,193
Testime totale 1,259,366
Raste pozitive 177,971
Raste të shëruara 168,883
Raste Aktive 6,268
Humbje jete 2,820
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,997
Durrës 721
Fier 704
Shkodër 514
Elbasan 231
Gjirokastër 205
Berat 194
Lezhë 188
Vlorë 121
Korçë 155
Kukës 156
Dibër 82