Friday, November 22, 2024

Konjufca: Serbia mund të sulmojë Kosovën edhe pas nënshkrimit të planit franko-gjerman

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se rreziku i një sulmi nga Serbia mbetet edhe nëse shteti serb e pranon dhe e nënshkruan planin franko-gjerman.

Sipas tij, një marrëveshje sipas propozimit franko-gjerman nuk do të zgjidhte problemin përfundimisht mes Kosovës dhe Serbisë, por do të ishte një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes.

Konjufca nënvizoi se Kosova duhet në vazhdimësi të investojë në kapacitete ushtarake dhe të mos krijohen iluzione për Serbinë.

“Nuk duhet të futemi në iluzione. Edhe nëse Serbia e nënshkruan këtë marrëveshje, ajo mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, duhet të forcojmë ushtrinë, duhet të investojmë në ushtrinë tonë. Kjo nuk e zgjidh problemin përfundimisht, por është hapi më i madh deri më tani nga ’99 për ta zgjidhur problemin”, theksoi Konjufca në Klan Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim mëngjesin e së martës, liderët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri.

Takimi u zhvillua në ndërtesën e qeverisë së Kosovës, ku ftesës së Kurtit, i është përgjigjur pozitivisht Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikum, Veton Surroi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në takim morë pjesë pjesë edhe anëtarë të tjerë të grupit këshillues për dialogun.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë u mbajt një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë dorëzuar të hënën dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë