Aktivistja republikane në SHBA Evi Kokalari ka komentuar vizitën e sotme Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në zyrën e Lulzim Bashës.
Duke e quajtur atë një ‘mos përkrahje të Eskobar ndaj Bashës’, Kokalari theksoi se republikanët në SHBA po e ndjekin me interes luftën e Berishës dhe po presin ti qëndrojë akuzave ndaj Blinken për të vërtetuar se DASH ka probleme të rënda me korrupsionin.
Evi Kokalari: Të them të drejtën, fakti se Eskobar ndejti 10 min në zyrën e Bashës mu krijua ideja e njëjta gjë që ndodhi me tre kongresmenët që i çuan sa për sy e faqe.
10 minutshi i Eskobar e ka një arsye edhe mendoj se ai 10 minutshi ishte sepse ata po mundoheshin ti jepnin krah Bashës, ai ndejti vetëm 10 minuta në atë takim për ti treguar të kundërtën.
I ka vajtur në zyrë pasi ka qënë puna sërish e ambasadores Yuri Kim siç e ka ndihmuar edhe në rastet e tjera. Pyetja që duhet të bëjmë që pse nuk i dha krahë Eskobar krah BAshës sot?
Jemi shumë afër 11 dhjetorit dhe ky ishte shanci. Sot mu duk sikur Basha mori fund sot, nuk ka më asnjë përkrahje.