Friday, November 22, 2024

Kikia: Nuk është vetëm Ministria e Mjedisit e përfshirë me inceneratorët

Analisti Mentor Kikia ka komentuar vendimin e SPAK për lëshimin e 13 urdhër-arresteve për aferën korruptive të inceneratorëve, mes tyre dhe deputeti i PS, Alqi Ballako.

I ftuar në “Log.”, në Abcnews, Kikia tha se në këtë çështje nuk mund të jetë e përfshirë vetëm një, por 4 ministri.

I gjithë grupi që është vënë nën arrest sot është i gjithë ish-personel i Ministrisë së Mjedisit. Ajo që kërcet në këtë histori është se tashmë nuk ka nevojë për shumë prova për ta konsideruar megaskandal, pasi një monopol i tillë nuk është parë as në shtete ku funksionon vetëm ligji i xhunglës. Për këtë projekt gjigant janë implikuar 4 ministri. Letrat e hap[ura tregojnë se si dy njerëz luanim me dhjetëra milionë euro. Një Stela dhe një Klodian paguan me paratë tona 20 milionë euro si këshilltarë. Roja i financave të shtetit sot rri dhe thotë se jemi të gatshme ti dorëzojmë drejtësisë njerëzit që janë implikuar. Nuk besoj se historia filloi brenda Ministrisë së Mjedisit, por nuk besoj se është përfshirë vetëm një ministri”, tha Kikia.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë