Ministria ukrainase e Mbrojtjes e ka cilësuar situatën në qytetin Bucha njësoj me atë të Srebrenicës, kur serbët vranë qindra burra të pafajshëm.
Në një video të shpërndarë në Twitter, mund të shihet tmerri që kanë përjetuar ukrainasit.
“Srebrenica e re. Qyteti ukrainas Bucha prej javësh është nën kontrollin e ‘kafshëve ruse’. Civilët lokalë janë vrarë në mënyrën më të tmerrshme, u janë lidhur duart pas shpinës, e trupat u janë hedhur nëpër rrugët e qytetit”, thuhet në statusin e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes.
New Srebrenica. The Ukrainian city of Bucha was in the hands of 🇷🇺 animals for several weeks. *Local civillians were being executed arbitrarily*, some with hands tied behind their backs, their bodies scattered in the streets of the city.#RussianWarCrimes pic.twitter.com/outzejdidO
— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 2, 2022