Friday, May 9, 2025

Kërcënohet Albin Kurti, Njësia Speciale rrethon banesën e kryeministrit (Foto)

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu deklaroi se kryeministri Albin Kurti është kërcënuar, por nuk dha detaje se nga kush ose në çfarë rrethana.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha zëdhënësi Kryeziu.

Mediat lokale në Kosovë raportuan të mërkurën (27 tetor) në mbrëmje se afër shtëpisë së Kurtit vërehet prani më e shtuar e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i tha se deri më tani nuk mund të ofrojë informacione për këtë rast.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë