Friday, May 9, 2025

Kërcënimi “Omicron” edhe në 2022/ Bota pret Vitin e Ri nën hijen e pandemisë

Për të dytin vit radhazi, planeti po përgatitet të presë vitin e ri nën hijen e pandemisë, me valën e variantit më të ri, i cili aktualisht përbën shumicën e rasteve në shumë vende të botës.

Në Evropë, koncertet tradicionale dhe shfaqjet e fishekëzjarreve, të cilat zakonisht tërheqin mijëra spektatorë në rrugë, janë anuluar në shumicën e qyteteve kryesore, duke përfshirë Londrën, Parisin, Zyrihun, Brukselin, Varshavën dhe Romën.

Në Francë autoritetet e shëndetit publik konfirmojnë se varianti Omicron mbizotëron në pjesën më të madhe të rasteve. Për të dytën ditë radhazi ky vend ka raportuar më shumë se 200 000 raste të reja.

Ndërkohë, që nga 10 dhjetori klubet e natës vijojnë të jenë të mbyllura, ndërsa kryeministri Jean-Castex ka këshilluar qytetarët francezë që edhe nëse janë të vaksinuar, të bëjnë një test përpara se të takohen me të afërmit e tyre për të festuar Vitin e Ri.

Edhe në Gjermani klubet e natës janë mbyllur dhe tubimet në natën e ndërrimit të viteve janë pezulluar, ndërkohë lejohen takimet deri në 10 persona, përfshirë këtu dhe të vaksinuarit.

Në Spanjë, festimet janë anuluar në shumicën e zonave. Vetëm Madridi do të zhvillojë një spektakël në sheshin e famshëm Puerta del Sol, me rreth 7 mijë spektatorë. Përpara pandeminë në këtë shesh numri i qytetarëve arrinte deri në 18 mijë.

Italia gjithashtu ka forcuar kufizimet, duke përfshirë ndalimin e të gjitha festimeve publike të Vitit të Ri. Autoritetet kanë bërë thirrje për kontrolle më të forta për të zbatuar vendimin e ndalimit të festave në ambiente të mbyllura dhe në mjedise të hapura.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë