Saturday, September 7, 2024

Ish-presidenti i Bajernit: PSG dhe Siti nuk fitojnë dot me para

Ish-presidenti i skuadrës së Bajernit, Uli Hënes, ka ironizuar klubet e mëdha si PSG-ja dhe Mançester Siti duke thënë se: “Është Al Khelaifi një Hënes i ri? Jo, nuk mendoj që është.

Nuk e di nëse ai e do futbollin. Ndryshimi mes tij dhe meje është se unë kam punuar fort për paratë e mia, ndërsa atij i janë dhuruar. Parisi dhe Siti kanë shpenzuar shumë por s’kanë fituar asgjë në Europë.

Prandaj, sa herë luajmë kundër tyre dhe fitojmë, gëzimi është dyfish më i madh.

Kjo tregon se ato paratë e mu***it nuk shërbejnë për asgjë nëse nuk bën atë që bën me pasion dhe sipas traditës”, tha Hënes për mediat gjermane në lidhje me klubet milionere si Parisi dhe Mançester Siti.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë