Përfundojnë ndeshjet e xhiros së katërt të grupeve në Uefa Champions League.
Interi mori një fitore 1-3 në Moldavi ndaj modestëve të Sherifit të Tiraspolit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa në të dytën realizuan Brozovic, Skriniar dhe Sançez, ndërsa Traore shënoi golin e nderit për vendasit.
Ky 3 pikësh vjen në momentin e duhur për kampionët e Italisë, të cilët shohin nga kualifikimi tashmë, pasi janë të dytët dhe e kanë në dorë vetë fatin e tyre.
Liverpuli e pati më të lehtë seç pritej ndaj Atletikos së Madridit. Të kuqtë triumfuan 2-0. Bën detyrën edhe Mançester Siti, me sfidën mes “qytetarëve” dhe Klub Bryzh që përfundoi 4-1. PSG barazoi 2-2 me Lajpcigun, ndërsa 1-3 u mbyll ndeshja Dortmund-Ajaks.