SHBA– Dontae Sharpe, nga Karolina e Veriut, i dënuar gabimisht për vrasje dhe i burgosur për 26 vjet, i është dhënë një falje e plotë nga guvernatori. Ai kishte luftuar për të provuar pafajësinë e tij që nga arrestimi i tij në vitin 1994.
“Emri i familjes sime është pastruar. Është një barrë nga supet e mia dhe të familjes sime.”- është shprehur ai para gazetarëve.
Lajmi vjen pas një dokumentari të BBC-së mbi dështimin e drejtësisë në rastin e tij. Historia Sharpe tregon se si mund të duhen vite për të marrë një falje të plotë edhe pasi një person shfajësohet dhe fiton lirinë e tij.
Guvernatori Roy Cooper tha në një deklaratë duke shpallur faljen se ai e kishte shqyrtuar me kujdes rastin dhe ata që janë dënuar gabimisht si Sharpe “meritojnë që kjo padrejtësi të njihet plotësisht dhe publikisht”.
Burimi: BBC