Tuesday, July 1, 2025

Humbja me Serbinë, tifozët portugezë kërkojnë shkarkimin e trajnerit Santos

Fernando Santos është në syrin e ciklonit pas humbjes me Serbinë në “Da Luz”, rezultat që e dërgoi Portugalinë në “play off”-in e marsit për të synuar kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar.

Në detyrë prej shtatorit 2014, trajneri i Portugalisë e rinovoi kontratën pak më shumë se një vit më parë, deri në qershorin e 2024-ës.

Por, në një sondazh të gazetës sportive portugeze, “A Bola”, tifozët portugezë mendojnë se ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë dhe të mos jetë në stolin e skuadrës në “play off”-in e muajit mars.

46.6% mendojnë se ai duhet të dorëhiqet, 38.7% se duhet shkarkuar dhe vetëm 15% mendojnë se duhet të vazhdojë punën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë