Punëtorët kanë çmontuar gjatë ditës së sotme derën e fundit të blinduar nga selia e Partisë Demokratike. Dera e hequr peshonte rreth 350 kg dhe ishte njera prej 6 dyerve të blinduara me të cilat Lulzim Basha kishte fortifikuar selinë e demokratëve. Tashmë selia qendrore e Partisë Demokratike do t’u nënshtrohet rregullimeve të brendshme, pastrimit dhe sistemimit të zyrave. Ish-Kryetari Basha bunkerizoi godinën me shufra dhe panele hekuri, pak ditë para protestës së 8 janarit.
Nga SYRI TV
Kjo është dera e fundit e blinduar e cila u hoq këtë të diel nga selia e partisë demokratike. Bëhet fjalë për derën anësore prej nga hynin në seli gjatë muajve të fundit zyrtarët dhe administrata e partisë. Sipas dëshmisë së punëtorëve që u morën me çmontimin e saj, dera peshonte rreth 350 kilogramë dhe ishte njera prej 6 dyerve të blinduara me të cilat Lulzim Basha kishte fortifikuar selinë e demokratëve.
Puna për çblindimin e selisë së Partisë Demokratike filloi mbrëmjen e së shtunës, pothuajse 3 muaj pasi Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi vendosën bunkerizimin e saj, duke e blinduar me dyer hekuri e profile metalike.
Punonjësit nisën montimin me derën kryesore të selisë. Siç verifikohet edhe nga pamjet, për blindimin e selisë së demokratëve janë përdorur tonelata me hekur dhe dyerve prej hekuri, ish-kryetari Basha kishte urdhëruar edhe fortifikimin mureve të selisë.
Gjatë çblindimit të selisë së Partisë Demokratike ranë në sy edhe kamerat e vendosura në pjesën e sipërme të godinës si dhe brenda selisë. Në total kanë qënë të vendosura 7 kamera ballore, 15 kamera më të vogla në ambientet e jashtme ndërkohë që 3 kamerat e rrethuara me të kuq kushtojnë 2 mijë euro copa. 5 kamera të tilla ishin të vendosura edhe brenda selisë së Partisë Demokratike.
Pas heqjes së dyerve të blinduara ka filluar puna për normalizimin e selisë, pastrimin dhe sistemimin e zyrave. Me heqjen e blindave tashme dyert e Partisë Demokratike do të jenë të hapura për të gjithë demokratët shqiptarë.